ESHTE E THJESHTE, USHQIMET ME TE MIRA BEHEN NGA INGREDIENTET ME TE MIRE

HISTORIKU

NRD shpk është një kompani e fokusuar ne importin e produkteve ushqimore, per restorante, piceri, fast food etj. Historia jonë e biznesit i ka fillesat në vitin 2015,me iniciativën dhe besimin e plotë në suksesin e saj , për të qenë një kompani serioze dhe e sukseshme në tregun shqiptar, bazuar në cilësinë e markave që mbajnë produktet tona.

Strategjia

Strategjitë tona bazohen në marketingun global të markave dhe në orientimin e kompanive “mëmë”, duke siguruar në këtë mënyrë ruajtjen e imazhit të secilit produkt dhe prezantimin në treg sipas strategjive ndërkombëtare të marketingut.

MISIONI

Fryma bashkëkohore dhe risitë në treg janë investimi dhe misioni ynë për të ardhmen. Çelësi i suksesit tonë është identifikimi dhe përmbushja e çdo nevoje të konsumatorit, me produkte premium dhe me profesionalizëm maksimal.

VIZIONI

Të jemi referenca e kompanive më të mëdha botërore për distribucionin në tregun shqiptar të produkteve të ofruara prej tyre. Ne synojmë të jemi partnerët më të besueshëm për klientët tanë dhe të sigurojmë një mbulim maksimal të tregut.